ATLETICO

Google Images
Zëvendësimi i Falcaos!
4 June, 2013 @9:01
Rayo Vallecano ka konfirmuar se sulmuesi i tyre brazilian, Leo Baptistao, është larguar nga klubi dhe do të nënshkruajë për Atletico Madridin këtë verë.
“Rayo Vallecano dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e Leonardo Carrilho Baptistaos në Vicente Calderon,” ka shkruar në faqen zyrtare të klubit nga lagjja Vallecas e Madridit.
Sulmuesi brazilian 20 vjeçar, Baptistao, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Atletico Madridin. Ai ka zhvilluar 28 ndeshje këtë stinor me Rayo Vallecanon dhe ka shënuar shtatë gola në kampanjën shumë të mirë të kësaj skuadre sivjet në La Liga.
Transferi i tij në Vicente Calderon besohet t’i ketë kushtuar Atleticos afro gjashtë milionë euro.
Atletico Madrid deri më tani është treguar e jashtëzakonshme në zëvendësimin e sulmuesve të saj më të mirë dhe në stinorin tjetër do të shohim se a do të ndodh edhe njëherë një gjë e tillë.
Fernando Torres, pas tij Diego Forlan, pastaj Sergio Aguero dhe së fundmi Radamel Falcao - kanë qenë vetëm disa nga super yjet që janë menduar se nuk do të kenë zëvendësim, por drejtuesit e klubit janë treguar maestral në zëvendësime deri më tani.