Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANDALUZIA

Navas në Man. City!

Jesus Navas me top/ REUTERS

Navas në Man. City!


4 June, 2013 @8:44

Pas 10 stinorëve të kaluar në Sevilla, Jesus Navas, do të kalojë në Manchester City. Kështu ka bërë të ditur vetë klubi andaluzian, të cilët kanë njoftuar për pranimin e ofertës së bërë nga nënkampioni aktual i Anglisë. 

“Sevilla ka pranuar ofertën e klubit anglez, duke marrë parasysh edhe dëshirën e futbollistit, kështu që tash ai duhet t’i kalojë vetëm testet mjekësore për t’u zyrtarizuar,” ka qenë njoftimi i shkruar në faqen zyrtare të Sevillës sot. 

Jesus Navas, i njohur si një futbollist këmbëshpejtë, ka qenë torturë për mbrojtësit e skuadrave tjera në Spanjë pasi që është i njohur me shpejtësi të hatashme në distanca të tilla. 

Navas, 27 vjeç, do t’i bashkohet bashkëkombasit të tij në Manchester City, David Silva.  


 
Të gjitha lajmet nga Premier League