Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOURINHO

Inter dhe Chelsea, pasionet e mia

REUTERS

Inter dhe Chelsea, pasionet e mia


4 June, 2013 @8:36

Ish trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, me të arritur në Londër, në një intervistë për Chelsea TV, ka premtuar se do të sjellë të njejtat gjëra sikurse në vitin 2004 për klubin e tij të ri/të vjetër. 

Ndërsa më tutje ka treguar edhe për pasionet e tij të cilët do të lënë ndoshta jo edhe të kënaqur madrilenët, ku shërbeu tre vitet e fundit. 

“Në futboll, në karrierën time, kam pasur dy pasione të mëdha, Inter dhe Chelsea - dhe për këtë Chelsea është i rëndësishëm për mua,” ka thënë ndër të tjera portugezi karizmatik, i cili pas shtegëtimit në Milano dhe Madrid, iu rikthye Londrës dhe Premier League-së angleze. 

Mourinho ka përjetuar stinorin më të dobët si trajner në vitet e fundit me Real Madridin 2012/13.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League