HEYNCKES

REUTERS
S’shkon në Real Madrid
4 June, 2013 @18:54
Trajneri super kampion, i cili ia siguroi Bayern Munchenit historinë me tre trofe më të mëdhenjë të fituar këtë stinor, Jupp Heynckes, nuk do të ndërrojë klub siç spekulohej nëpër media, por do të pushojë.
“Puna në Bayern të merr shumë energji. Qe dy vite nuk kam pushuar asnjë ditë mund të them. Fillova të ndjej plakjen,” ka thënë 68 vjeçari Heynckes sot, transmeton Soccerway.
“Prej korrikut do të pushojë e pastaj do të shohim, s’ma merr mendja që do të marr të udhëheq ndonjë ekip, pas këtij stinori fantastik me të vërtetë më duhet pushimi,” ka shtuar gjermani.
Heynckes ka arritur të fusë Bayernin në listën e ekipeve që kanë fituar treshen e trofeve në një stinor si: Barcelona, Inter, PSV, Ajax, Celtic e Manchester United, që janë ekipet e vetme në Europë që kanë arritur këtë sukses më parë.
Bayern muaj më parë ka njoftuar se në stinorin tjetër do të udhëhiqet nga Josep Guardiola, ndërsa Heynckes spekulohej se do të kalonte në Real Madrid, pasi që pritej largimi i Jose Mourinhos nga klubi madrilen.