Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSCIELNY

Pa trofe, largohem!

REUTERS

Pa trofe, largohem!


5 June, 2013 @9:16

Edhe një rebelim te Arsenali. Si duket as qendërmbrojtësi françez të londinezëve, Laurent Koscielny, nuk po i pëlqen politika e transfereve që po e bën Arsene Wenger, pasi që në një intervistë me Eurosport France, dje, ai ka thënë se mund të largohet nga klubi. 

“Dua të fitojë disa tituj. Shpresoj që klubi e kupton këtë. Nëse nuk vazhdojmë kështu, më duhet të shkojë tjetërkund,” ka thënë ndër të tjera Koscielny. 

Shitja e lojtarëve kyq të skuadrës si Robin Van Persie, Gael Clichy, Alex Song dhe Samir Nasri, nuk ka qenë asnjëherë befasi - pasi që Arsenal një gjë të tillë e bën gjithmonë. Por Koscielny tanimë kërcënon se edhe ai mund të shkojë diku tjetër. 

“Do të flas me agjentin se cilat klube janë të interesuara për mua. Nuk dua të shkojë askund veçanërisht, por dua të fitojë trofe, kudo qoftë,” ka transmetuar kanali televiziv sportiv, Eurosport France mbrëmë. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League