Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUAREZ

Synimi i Bayernit

REUTERS

Synimi i Bayernit


5 June, 2013 @9:29

Bayern Munchen e kërkon Luis Suarezin në sulm të tij dhe për këtë është i gatshëm të paguajë dhe të ofrojë holandezin, Arjen Robben! 

Sipas të përditshmes, The Sun, Liverpool përkundër se nuk dëshiron ta shesë uruguajanin problematik, ata kanë filluar të mendojnë se me largimin e tij nga klubi do të hapen opcione të reja në sulmin e të kuqve. 

Lidhja e Bayernit me Suarezin vjen nga fakti se vëllau i trajnerit të bavarezëve Josep Guardiola, Pere, është agjent i sulmuesit uruguajan. 

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është i vetmi që është kundër shitjes së golashënuesit më të mirë të tij - që tundi 30 herë në stinor rrjetat e kundërshtarëve. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League