9 RRESHT

Foto: Juventus Official
I pandalshmi Juventus
10 January, 2016 @22:29
Juventus shfrytëzoi maksimalisht gabimet e Romës, Fiorentinës e Interit këtë javë, për t’u afruar edhe më tepër me kreun e klasifikimit. Tashmë vetëm Napoli ndodhet mbi Juven.
Goli i Pogbas në pjesën e parë i dhuroi epërsinë juventinëve. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, kurse pjesa e dytë u hap me dyfishimin e epërsisë nga Khedira. Morata pati mundësinë ta mbyllte ndeshjen mirëpo dështoi në goditjen me kokë nga 5 metra. Sampdoria u rikthye në lojë përmes Cassanos, mirëpo nuk mundi të bënte asgjë më tepër.
Sampdoria e mbylli me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Moisander në fund të takimit.