ZLATAN

Foto: seriea Official
Ibrahimoviç nuk do ta mbyllë karrierën në Itali
28 June, 2021 @21:00
E ka edhe një vit drejt skadimit të kontratës te skuadra italiane AC Milan, e cila i skadon në muajin qershor të vitit 2022, por, sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, nuk duket se do ta lë me kaq.
Ibrahimoviç në një medium suedez kishte thënë se sa i përket Milan-it, ai e ka arritur qëllimin dy vjeçar,bëhet fjalë për kualifikimin e AC Milan në Ligën e Kampionëve.
Por, sulmuesi suedez po pretendon se ka ende energji dhe forcë që të luaj në një ligë prestigjioze siç është ajo “Premier League”, tek klubi Chelsea, pikërisht klubi me të cilin ishte tallur kohë më parë.
Asgjë definitive, lojtari vetëm ka thënë se po shpreson, por ai është ende në trajtim, pasiqë ishte lënduar rëndë në gjurin e tij, në ndeshjen AC Milan-Juventus.
.