INTER
Investime të reja, mbyllet epoka Moratti
6 June, 2016 @13:59
Një temë e përfolur që një kohë të gjatë u mbyll me sukses për Interin sot.
Skuadra zikaltër nga Milano tashmë ka president të ri. Bëhet fjalë për kompaninë “Suning Holding Group” në krye me presidentin Zhang Jindong, të cilët kanë blerë përqindjen më të madhe të aksioneve të Interit nga kompania “Internazionale Holding”, e cila ishte në udhëheqje të Interit në krye me Massimo Morattin për shumë vite.
“Suning Holding Group” ka premtuar investime të mëdha, ndërsa edhe më tutje pjesë e klubit mbetet investitori Erick Thohir, mirëpo ai tashmë ka më pak aksione në pronësi të veten.
Të lumtur me pronarët e rinjë u shprehën edhe Zanetti e Moratti, të cilët deklaruan që Suning është një kompani serioze dhe ditët e mira për Interin po vijnë.