ARGJENTINA
Messi mungon!
6 June, 2016 @10:36
Futbollisti më i mirë i Argjentinës, Lionel Messi, pritet të mungojë sot në ndeshjen e parë të reprezentacionit të tij në Copa America.
Eurosport ka raportuar se Messi nuk ka bërë asnjë stërvitje me skuadrën ende, për shkak se ka qenë i zënë me çështjet gjyqësore, ndërsa përballja ndaj Kilit llogaritet si vendimtare për fituesin e këtij grupi, edhe pse është ndeshja e parë.
Argjentina luan ndaj Kilit pas mesnatës.