MITROVICË
Akinyemi largohet nga Trepça’89
6 June, 2016 @12:52
Skuadra që përfundoi stinorin në vend të tretë të klasifikimit ka vazhduar me njoftime për largim të lojtarëve nga skuadra.
Pas largimit të sulmuesit më të mirë të skuadrës dhe golashënuesit më të mirë të stinorit, Blerand Kurtishaj, sot ekipi mitrovicas ka bërë të ditur se nigeriani Adeleke Akinyemi ka përfunduar marrëveshjen me klubin.
Akinyemi ka përfunduar stinorin me 10 gola të shënuara në Superligë prej se arriti te Trepça’89 si huazim nga Skënderbeu në janar të këtij viti.