CHAMPIONS LEAGUE
Ish-kundërshtari i Prishtinës afër kualifikimit, Uzuni po vazhdon me gola
20 July, 2021 @23:17
Skuadra hungareze, Ferencvaros, e mposhti Zalgirisin me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të dytë në Champions League.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka vazhduar formën e mirë edhe në këtë ndeshje.
Uzuni shënoi golin e parë të skuadrën në minutën e 25’, derisa goli i dytë erdhi në minutën e 39’ nga Nguen.
Kujtojmë që javë më parë, Ferencvaros ishte takuar me Prishtinën, derisa Myrto Uzuni kishte shënuar hattrick në atë ndeshje.