Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOG

Istogu nuk ndalë stërvitjet

Istogu nuk ndalë stërvitjet


8 December, 2021 @14:08

Klubi i Istogut ka bërë të ditur sot se skuadra nuk do të ndalë stërvitjet deri më 24 dhjetor, edhe pse siç është zakon në Ligë të Parë, kur përfundojnë ndeshjet lojtarët dalin në pushim.

Kështu, me Bekim Shotanin trajner në krye të ekipit, Troftat do të vazhdojnë të punojnë bashkë në ambient të mbyllur, kurse prej datës 24 dhjetor 2021 deri më datën 10 janar 2022 do të jenë datat e pushimit për ekipin.

TABELA AKTUALE

Istogu ka kryer vjeshtën në Ligë të Parë Grupi A në pozitë të shtatë të renditjes tabelare, ndërsa ka mbledhur 16 pikë pas 14 ndeshjeve.

Pjesa pranverore e stinorit pritet të nis më 19 shkurt 2022.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë