E MARTË
Buletini 5: Italia e shkëlqyer, Franca me kujdes ndaj Shqipërisë
Buletini i ditës së pestë në EURO2016
14 June, 2016 @10:10
Në buletinin e radhës… Shkëlqimi i Italisë që nënçmohej nga të gjithë para Belgjikës, përgatitja e shqipeve për Marseille dhe mendimet e francezëve, kujdes apo fitore për kualifikim?
KAPITENI FANTASTIK
Gigi Buffon përveç që është portier superior, është edhe motivues i lartë për ekipin. Ai ka qenë njëri ndër lojtarët që ka mbajtur atmosferën e shkëlyqer te kombëtarja italiane për çdo moment në Francë - dhe fitorja ka ardhur - e gëzimi italian ka qenë i madh.
HISTORI NË VETE
Tomas Rosicky dje ka hyrë në histori të vendit të tij si lojtari çek më në moshë që ka luajtur në një europian, ndërsa pikërisht Rosicky është edhe lojtari më i ri çek që ka qenë ndonjëherë në fushë gjatë europianeve.
SHTOHEN KUQEZINJTË
Një numër shtesë i kuqezinjëve është nisur për në Marseille dje dhe sot, për ndeshjen e dytë të Shqipërisë në Grupin A, ndaj Francës, që zhvillohet nesër mbrëma.
KUJDES APO SIGURI
Didier Deschamps pothuaj se sigurisht nuk do të përdorë Paul Pogbanë dhe Antoine Griezmannin në ndeshje ndaj Shqipërisë, shkruan L’Equipe sot.
TOUR DE FRANCE
Portugezët janë të sigurt se do të kenë një kampionat ndryshe nga të tjerat në Francë, me Cristiano Ronaldon në super formë këtë vit.
A Bola shkruan se Tour de Francë për Portugalinë nis sot, ku ata zhvillojnë duelin e parë të grupit sot.
PIPI
Tifozët suedezë që janë parë në barazimin ndaj Irlandës dje, nuk kanë harruar të përkujtojnë se e kujt është Pipi çorapëgjata.
MBUSHJA E MARSEILLE-IT
Kështu ishin rrugët e Lensit më 11 qershor para ndeshjes ndaj Zvicrës, e edhe më shumë ngjyrë kuqezi pritet të jetë në Marseille.
NGA KONFERENCA
Dyshja kuqezi e konferencës së djeshme, Ermir Lenjani dhe Amir Abrashi, thuajse njëzëri kanë thënë: po të mos pranojmë gol në minutat e para të takimit siç po na ndodh disa herë këtë vit, suksesi është i pamohueshëm.