ZBULOHEN
3 transferet e Prishtinës
14 June, 2016 @9:04
Tre përforcimet e mëdha që i paralajmëroi dje Prishtina para stinorit të ri në Superligë të Kosovës janë: Debatik Curri, Armend Dallku e Ahmed Januzi.
Njoftimin e ka dhënë sot Koha Ditore, duke u bazuar në burime të saja brenda klubit bardhekaltër.
Të gjithë këta kanë qenë pjesë e kombëtares shqiptare më parë, ndërsa karrierë kanë bërë te ekipi ukrainas Vorskla Poltava.
Curri e Dallku kanë qenë pjesë standarde e kuqezinjëve deri në kualifikimet e kaluara, ndërsa Januzi ka qenë te të rinjtë.
Prishtina do të bëj prezentimin e lojtarëve sot nga ora 14.