BELGJIKA - ITALIA
Italia superiore, eliminon Belgjikën
2 July, 2021 @22:57
Italia duke e mposhtur Belgjikën me rezultat 2-1, u kualifikua në gjysmëfinale të EURO 2020.
Azzurët në pjesë të parë janë treguar të shkëlqyer, duke dominuar dhe duke u treguar më kërkues në secilin aspekt.
Ndërsa belgët u ndalën tërësisht dhe përkundër tentimeve, nuk kishte diçka konkrete nga ata, derisa për italianët u bë 2-0, të mos harrojmë edhe një gol të anuluar nga VAR për azzurët.
Sidoqoftë, përmes VAR-it, Belgjika gjeti penalltinë që i ktheu në lojë në pjesë të dytë të ndeshjes, por me Gigi Donnarumman në portë dhe me mbrojtjen e çeliktë dhe luftarake, Italia e Roberto Mancinit kreu ndeshjen me fitore për të siguruar gjysmëfinalen e EURO 2020, duke e lënë Belgjikën e Roberto Martinezit që konsiderohej si njëra ndër favoritet për trofe, pa gjasa.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Nicolo Barella në minutën e 31’, pas një asistimi të Marco Verrattit, kurse epërsinë e dyfishoi Lorenzo Insigne në minutën e 44’ me një super gol.
Në minutën e dytë shtesë në pjesën e parë, rezultatin e ngushtoi Romelu Lukaku, që shënoi nga pika e bardhë dhe kështu përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë që të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi, por nuk arritën të shënojnë.
Italia në gjysmëfinale do të takohet me Spanjën.