Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZVICRA - SPANJA 1-1 (1-3pen)

Penalltitë çojnë Spanjën në gjysmëfinale

Foto: uefa.com

Penalltitë çojnë Spanjën në gjysmëfinale


2 July, 2021 @20:51

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Kampionatit Europian EURO 2020, pasi që pas 90-minutave lojë 1-1 dhe vazhdimeve pa gola, ka arritur që të tregohet më e mirë pas ekzekutimit të penalltive, për të shkuar te 4-shja më e mirë e garës dhe për të marrë biletën për Londër.

Një autogol i hershëm i Denis Zakarias i kishte dhënë epërsinë Spanjës heret në takim. Ishte minuta e 8 e takimit kur spanjollët festuan epërsinë.

Derisa dominimi në fushë përgjatë pjesës së parë u pa dukshëm nga furia e kuqe, në pjesë të dytë zviceranët u treguan arrë e fortë dhe arritën që të shënojnë përmes Xherdan Shaqirit, që me të djathtën pranoi një top në zonë nga Remo Freuler për të barazuar në 1-1 (68’).

Ishte pikërisht Freuler që zhgënjeu pas disa minutash. Ai mori karton të kuq (77’) pas një fauli të rrezikshëm dhe referi anglez Mike Oliver, menjëherë e ndëshkoi, kurse vendimi i tij u vërtetua edhe nga VAR.

SKEMA DREJT FINALES

Pas kësaj pasuan ndërrimet te Zvicra, derisa Vladimir Petkovic bëri 5 ndërrime (3 në 10 minutëshin e fundit të kohës së rregullt dhe 2 të tjera në vazhdime).

E pas heroizmit të Yann Sommer në vazhdime dhe pritjeve të tij të disa rasteve tepër të mira të spanjollëve, që assesi të konkretizonin sulmet, përkundër se Zvicra ishte me 10 lojtarë në fushë, ndeshja shkoi në penallti.

Për zviceranët shënoi vetëm Mario Gavranovic, derisa për Spanjën shënuan Dani Olmo, Gerard Moreno e Mikel Oyarzabal. Fabian Schar, Manuel Akanji dhe Ruben Vargas dështuan nga pika e bardhë te Zvicra, kurse te spanjollët Sergio Busquets e Rodri për përfundimtaren 1-3 pas penalltive.

Unai Simon në anën tjetër mbrojti dy penallti të zviceranëve (Schar dhe Akanji) për tu bërë hero i Spanjës që siguroi biletën për gjysmëfinale.

Spanja në gjysmëfinalen e Londrës do ta pret fituesin e përballjes Belgjika-Italia.


MERKATO

Insigne në shënjestër të Barcelonës

Serie A/La Liga/Transfere

Insigne në shënjestër të Barcelonës

02/07/21 @ 19:50

11-SHET

Formacionet zyrtare: Belgjika - Italia

Evropiani

Formacionet zyrtare: Belgjika - Italia

02/07/21 @ 19:49

SUPERLIGA TURKE

Pereira për herë të dytë te Fenerbahçe

International

Pereira për herë të dytë te Fenerbahçe

02/07/21 @ 19:16

BILETAT

Biletat e ndeshjes Shkupi-Llapi nga nesër në shitje

Conference League

Biletat e ndeshjes Shkupi-Llapi nga nesër në shitje

02/07/21 @ 19:01

LLAPI

Llapi rrëmben mbrojtësin nga kundërshtari i Conference Leagues

Conference League/FFK Superliga/Transfere

Llapi rrëmben mbrojtësin nga kundërshtari i Conference Leagues

02/07/21 @ 18:58

11-SHET

Formacionet zyrtare: Zvicra - Spanja

Evropiani

Formacionet zyrtare: Zvicra - Spanja

02/07/21 @ 16:56

SUPERLIGA

Pas 3 sezonave, Carioca largohet nga Nikli

FFK Superliga/Transfere

Pas 3 sezonave, Carioca largohet nga Nikli

02/07/21 @ 16:52

NAPOLI

Spalletti trajner i ri i Amir Rrahmanit

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Spalletti trajner i ri i Amir Rrahmanit

02/07/21 @ 16:46

DREJT EURO 2024

EURO 2024: Orari i ndeshjeve të Kosovës në Grupin I

Evropiani/Kosova

EURO 2024: Orari i ndeshjeve të Kosovës në Grupin I

09/10/22 @ 21:18

SHORTI PËR KUALIFIKUESET DREJT EURO 2024

EURO 2024: Shorti dhe rivalët gruporë të Kosovës e Shqipërisë

Evropiani/Kosova

EURO 2024: Shorti dhe rivalët gruporë të Kosovës e Shqipërisë

09/10/22 @ 12:08

TRANSMETIMI

EURO 2024: Shorti direkt

Evropiani/Kosova

EURO 2024: Shorti direkt

09/10/22 @ 12:04

PARA SHORTIT PËR EURO 2024

Shorti kualifikues për EURO 2024: Kur është? Si zgjidhet? Ku mbahet?

Evropiani/Kosova

Shorti kualifikues për EURO 2024: Kur është? Si zgjidhet? Ku mbahet?

07/10/22 @ 23:53

FLET PËRZGJEDHËSI

Alain Giresse: Ritmi dhe efikasiteti na kënaqën!

Evropiani/Liga e Kombeve/Kosova

Alain Giresse: Ritmi dhe efikasiteti na kënaqën!

27/09/22 @ 23:36

VAZOT PËR EURO 2024

Me fitore, Kosova siguroi vazon e katërt për shortin e EURO 2024

Evropiani/Liga e Kombeve/Kosova

Me fitore, Kosova siguroi vazon e katërt për shortin e EURO 2024

27/09/22 @ 23:26

FINALISSIMA: ITALIA-ARGJENTINA

Argjentina merr trofeun e Finalissimas

Evropiani/International/Copa America

Argjentina merr trofeun e Finalissimas

01/06/22 @ 22:53

WEMBLEY

Finalissima: Italia-Argjentina, 11-shet startuese

Evropiani/International/Copa America

Finalissima: Italia-Argjentina, 11-shet startuese

01/06/22 @ 20:15

KANDIDATURA E RE

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanadidojnë për EURO 2028

Evropiani

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanadidojnë për EURO 2028

07/02/22 @ 11:56

EURO 2024

Gjermania prezanton logon e EURO 2024

Evropiani

Gjermania prezanton logon e EURO 2024

05/10/21 @ 20:57


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani