MAN UNITED

Italiani shumë afër Unitedit
7 July, 2015 @13:46
Matteo Darmian shumë shpejtë mund të bëhet pjesë e ‘Djajve të kuq’.
Futbollisti italian ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin, ndërsa sipas njoftimit të fundit nga Sky Italia, thuhet se është arritur akordi edhe ndërmjet skuadrave.
Pas dy ofertave të refuzuara nga Manchester Unitedi, drejtuesit nga Old Trafford kanë arritur ta bindin skuadrën e Torinos duke ofruar 18 milionë euro për kartonin e mbrojtësit anësor.
Futbollisti 25 vjeçari, i cili ka qenë 13 herë reprezentues i përfaqësueses italiane, përveç pozitës kryesore që e ka si mbrojtës i djathtë, mund të luaj edhe si mbrojtës i krahut të majtë.