RAHOVECI 2-2 TREPÇA

Jalen Miler nuk lejon që t’i mposhtet ekipi
4 November, 2022 @15:57
Sulmuesi i Rahovecit, Jalen Miler Blesa, ka shënuar dy herë sot (e 12-ta kampionale) për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja ndaj Trepçës.
Mitrovicasit dy herë morrën avantazhin në përballjen që u zhvillua në Suharekë, në stadiumin e Ballkanit, për të kapur epërsitë 0-1 dhe 1-2, mirëpo ka qenë Miler, që i kundërvihej golave të Ardian Nezirit në anën tjetër për të siguruar barazimin në fund, Rahoveci 2-2 Trepça [Jalen Miler Blesa 40, 75 - Ardian Neziri 15, 43].
Me pikën e fituar Rahoveci mbetet në lojë për vendet e para në renditje, ndërsa Trepça ka bërë edhe një hap për t’iu larguar zonës së rrezikshme edhe më.
Në xhiron e radhës Rahoveci është mysafir i Vëllaznimit në Gjakovë, ndërsa Trepça pret Lirinë e Prizrenit.