BERAT HYSENI
Jam i lindur për Prishtinën
6 April, 2016 @20:19
Sulmuesi i Prishtinës, Berat Hyseni, pas fitores së tretë rresht të skuadrës së tij që u arrit sot, ka shprehur kënaqësinë e tij që është pjesë e kësaj skuadre.
Hyseni, i cili ishte autor i një goli në fitoren e sotme ndaj Llapit, në lidhje me ndeshjen tha se pikët e fituara janë shumë me rëndësi dhe beson që ekipi i tij do të vazhdojë me këtë ritëm edhe më tej.
“Dikush është i lindur që të luaj në Prishtinë dhe mendoj që unë jam! Ndërsa, sa për ndeshje, ka qenë e vështirë për ne, me rëndësi janë tre pikë shumë të rëndësishme për neve dhe besoj që njëjtë do të vazhdojmë me këtë ritëm e me këtë sukses, sepse tashmë kemi arritur formën e duhur.”
Prishtina e mposhti Llapin sot me rezultat 3-1, duke bërë kështu edhe një hap para në synim të ikjes nga zona e rrezikshme.