MESFUSHORI I DALLUAR
Jasir Asani nën urdhërat e Mark Iulianos
22 September, 2017 @15:06
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, që ka luajtur për kombëtaren kuqezi U21 më parë, Jasir Asani, ka arritur marrëveshje me ekipin e Partizanit të Tiranës, që drejtohet nga italian Mark Iuliano.
Sot edhe zyrtarisht, ekipi i kuq nga Tirana ka prezentuar lojtarin, ndërsa ndeshja e ardhshme e Partizanit luhet ndaj Skënderbeut në Korçë.
“Shumë jam i lumtur që kam arritur marrëveshje me Partizanin, një klub i madh në Shqipëri. Premtoj se do të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave,” ka thënë Asani 22 vjeç gjatë prezentimit të tij para mediave sot.
Partizani pas 2 xhirove të para nuk ka arritur të shënojë fitore ende.