KOMISIONI DISIPLINOR
Për Flamurtarin, kërkohet raport plotësues
21 September, 2017 @20:47
Komisioni Disiplinor nuk e ka dënuar ende Flamurtarin pas inicimit të procedurës disiplinore nga Komisioni i Garave ditë më parë.
“Deri në kompletimin e lëndës, kërkohet raport plotësues nga zyrtarët e klubit të futbollit KF Flamurtari nga Prishtina, personit për siguri, Shkëlzen Mustafa, lidhur me rastin, deri në afatin më datë 25 shtator 2017,” - ka bërë të ditur FFK-ja sot përmes letrës së KD-së botuar në faqen zyrtare.
KG kishte futur KF Flamurtarin në disiplinore për shkak të fyerje-sharjeve në kor drejt referit kryesor, që kishte shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes në disa raste.