KONFERENCA E FERONIKELIT
Lushtaku shpreson për gol në derbi
21 September, 2017 @23:16
Sulmuesi i Feronikelit, Kreshnik Lushtaku, shpreson që të shënojë gol në derbin e nesërm, ku takohen dy kampionët e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Feronikeli-Trepça’89 hapin xhiron e gjashtë të Superligës, ndërsa Lushtaku dhe Arbër Prekazi kanë qenë në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku kanë thënë se përkundër kundërshtarit të vështirë shpresojnë në fitore.
Përndryshe, Feronikeli ende s’ka pësuar këtë stinor nën drejtimin e Gani Sejdiut, derisa Trepça’89 kampione aktuale, ka pësuar 3 humbje në 5 xhirot e para dhe ka ndërruar trajnerin që i bëri kampion, Zekirija Ramadani, duke e zëvendësuar me Sabit Osmanin.