SUSPENDOHET LOJTARI I PRISHTINËS
2 ndeshje moslojë për Maxhunin
21 September, 2017 @20:53
Futbollisti i Prishtinës, Lorik Maxhuni, është dënuar me 2 ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, pas goditjes me bërryl të lojtarit kundërshtar në përballjen e xhiros së pestë, Prishtina-Vllaznia.
Ndërsa për lojtarin e Trepçës’89, Richard Asare, KD ka kërkuar raport plotësues dhe ende nuk ka marrë vendim final, por e ka pezulluar nga ndeshjet e radhës, derisa të merr vendim.