SHKUPJANI NË SHKËLQIM
‘Golazo’ nga Enis Bardhi, tifozët brohorasin emrin e tij
22 September, 2017 @14:02
Ylli i ri i ekipit të rikthyer në La Liga, Levante, ka shënuar mbrëmë golin e tretë sezonal, ndërsa tifozët kanë brohoritur emrin e tij pas golit dhe fitores 3-0 ndaj Real Sociedadit.
Shkupjani Enis Bardhi po shkëlqen në La Liga, përkundër moshës së tij të re, 22 vjeçare. Mbrëmë ai shënoi golin e fundit në fitoren e Levantes, nga gjuajtja e lirë, një predhë - që nga spanjollët u quajt ‘golazo’.
Këtë verdhë Bardhi erdhi nga Ujpest hungarez te Levante për 1.5 milionë euro dëmshpërblim.