Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITJA VAZHDON PËR BIANCONERËT

Juventus, po kthehet

Mario Mandzukic feston golin e tij për Juventusin/ Foto: juventus.com

Juventus, po kthehet


29 November, 2015 @22:47

Juventus i Massimiliano Allegrit po rikthehet në pjesën e epërme të tabelës. Sonte, ata mposhtën Palermon 0-3 në Renzo Barbera, për të konfirmuar kthimin në formë dhe për të regjistruar fitoren e katërt me radhë në Serie A. 

Serinë e golave për bianconerët e hapi Mario Mandzukic me golin e tij të tretë të stinorit, derisa në fund të ndeshjes u shënuan edhe dy gola të shpejtë për përfundimtaren 0-3 nga Stefano Sturaro (goli i parë i stinorit) dhe Simone Zaza (goli i dytë i stinorit). 

TABELA AKTUALE E SERIE A

Me këtë fitore Juventus ka arritur për momentin në pozitën e pestë të klasifikimit të Serie A-së. 


 
Të gjitha lajmet nga