GRUPI D

REUTERS
Kampioni ia nis si kampion
17 September, 2013 @23:24
Bayern Munchen ia nisi mbrojtjes së titullit të kampionit të Europës me një fitore të lehtë ndaj CSKA Moskës sonte.
David Alaba hapi serinë e golave me një goditje nga gjuajtja e lirë për të ngrohur atmosferën në Mynihun e ftohtë sonte. Më vonë kah fundi i pjesës së parë, Mario Mandzukic ngriti epërsinë në 2-0, derisa në minutën e 68-të Arjen Robben shënoi për 3-0 përfundimtare të ndeshjes.
Xherdan Shaqiri zëvendësoi Arjen Robbenin nga minuta e 79-të e takimit, ndërsa spanjolli Pep Guardiola iu kthye Ligës së Kampionëve me fitore pas viteve të kaluara në Barcelonë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Manchester City ka arritur të mposht ekipin modest çek, Viktoria, vetëm në pjesën e dytë, kur shënuan Edin Dzeko, Yaya Toure dhe Sergio Aguero, për rezultatin përfundimtar prej 3-0 në të mirë të ekipit të Maurizio Pellegrinit.
LIGA E KAMPIONËVE, Grupi D:
1 | Bayern | 3p | ||
2 | Man City | 3p | ||
3 | Viktoria | 0p | ||
4 | CSKA | 0p |