LIDER

REUTERS
Roma vazhdon perfekt
17 September, 2013 @8:45
Transferi i ri i Romës, Kevin Strootman, ka treguar aftësitë e tij shpejtë. Holandezi i ri, 23 vjeçar, ka asistuar për Tottin mbrëmë dhe më vonë ka shënuar nga penalltia për Romën, në fitoren 1-3 ndaj Parmës.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e Romës në tre ndeshjet e para të stinorit, që bashkë me Napolin, janë skuadrat e vetme me rekord të qindpërqindtë në fillimstinor 2013/14.
Roma dhe Napoli, janë skuadrat që kanë harxhuar më së shumti gjatë afatit kalimtar veror dhe janë skuadrat e vetme që kanë pikë maksimale pas tre xhirove të zhvilluara në Serie A.
FAKTE:
Ky është stinori i 22-të i Francesco Tottit me Romën! | |||
Francesco Totti mbrëmë ka shënuar golin e parë të tij të stinorit për Romën. | |||
Transferi 16 milionë eurosh, Kevin Strootman, mbrëmë shënoi dhe asistoi për herë të parë në Serie A. |