LIVERPOOL

Foto arkivi, kur Rodgers ka udhëhequr Swansean
Një pikë për lidership
16 September, 2013 @13:24
Ekipi me bilanc më të mirë në stinorin e ri të Premier League, Liverpool, sonte udhëton në Uells për t’i dalë në mejdan Swansea Cityt të Michael Laudrupit përballë.
Ndeshja që do të luhet në Liberty Stadium me fillim prej orës 21:00 do të jetë esenciale për Liverpoolin pasi që me një pikë të marrë në këtë ndeshje, djelmoshat e Brendan Rodgersit do të vazhdojnë të udhëheqin tabelën e Premier League.
Në anën tjetër, edhe Swansea që siguroi kupat europiane, nuk është në gjendje të lakmueshme. Michu me kompani janë në pritje të një fitoreje si vendas ashtu që të këndellen sa më shpejtë prej rezultateve që nuk janë premtuese deri më tani.
Brendan Rodgers famën si trajner e arriti pikërisht në Swansea prej nga u transferua në Liverpool.