LIDER

REUTERS
Besiktasi i Bilicit, nuk ndalet
16 September, 2013 @9:20
Skuadra e Besiktasit që vitet e fundit është goditur me skandalet e kurdisjes së ndeshjeve dhe menaxhim jo të mirë, prej se ka marrë Slaven Bilicin trajner, është duke i përjetuar ditët më të mira në nëntë vitet e fundit së paku me rezultate në ligë.
Kjo, ka ardhë me fitoren e mbrëmshme të Besiktasit si mysafire në Bursa ndaj Bursasporit, derisa gazetat e sotshme thurrin lëvdata për kroatin dhe skuadrën e shqiponjave të Stambollit.
Fitorja komode 0-3 ndaj Bursës është vlerësuar mjaft, pasi që Bursa njihet si skuadër tepër e vështirë për t’u mposhtur si vendas.
Besiktas aktualisht është skuadra e vetme që ka bilanc të qindpërqindtë në Turqi, prej katër ndeshjeve katër fitore. E Bilic, xhiron e radhës do të ketë punën ndoshta prej më të vështirave - ndaj Galatasarayit.
Nëse Besiktasi me Bilicin arrin të mposht edhe Galatasarayin - shqiponjat do të duken të pandalshme këtë stinor në Turqi, pasi që Galatasaray është skuadra e vetme bashkë me Besiktasin, që nuk ka pësuar humbje këtë stinor deri më tani në Turqi.