S'KA GOLA

BOROZANI/Arkiv
Barazim në Kishnicë
15 September, 2013 @18:26
Ndeshja e zhvilluar në Kishnicë, përkundër se ishte përcaktuar të nis në ora 16:00 ajo u desht që të shtyhej për së paku 20 minuta për shkak të mungesës së forcave të rendit aty.
Kështu me vonesë të theksuar ndeshja ia nisi, mirëpo pritja e shikuesve në Kishnicë, nuk u konkretizua me gol nga asnjëra skuadër.
Më të afërt për të shënuar gol ishin mysafirët e Ferronikelit, të cilët goditën shtyllën nëpërmjet sulmuesit të tyre më të mirë, Fatih Karahoda.
Sidoqoftë në fund, të dyja skuadrat që kishin pësuar në xhiron e fundit u desht të kënaqen me barazim sot. Hajvalia do të ketë punë të vështirë ndaj Prishtinës xhiron e radhës, derisa Ferronikeli pret Trepçën.