KONTRATA E RE

REUTERS
CR7, i Realit deri në 2018
15 September, 2013 @19:58
Cristiano Ronaldo, i cili iu pat bashkuar Real Madridit për rekordin e atëhershëm botëror të transferit në futboll në vitin 2009 nga Manchester United, sot ka vazhduar kontratën me madrilenët.
Cristiano Ronaldo në 203 ndeshjet e zhvilluara për mbretërit ka shënuar 203 gola, një statistikë kjo më tepër se impresionuese që tregon kalibrin e tij të lartë.
Sipas raporteve, kontrata e tij e tashme do ta bëj atë lojtarin më të paguar në botë, pasi që në pesë vitet e ardhshme ai do të merr në total 90 milionë euro rrogë!
“Jam me të vërtetë i lumtur këtu. Do të jem këtu edhe për pesë vitet e ardhshme. Dua të fitoj ende trofe me Real Madridin. Manchester United është e kaluara e ime dhe sinqerisht, tani Real Madridi është klubi im, familja ime dhe jam me të vërtetë i lumtur këtu,” kanë qenë disa nga fjalët e këmbëshpejtit 28 vjeçar që i ka thënë pas nënshkrimit zyrtar të kontratës në prani të kryetarit të klubit, Florentino Perez.