KUKËSI
Kampioni në kërkim të trajnerit
24 December, 2017 @8:37
Trajneri i deritashëm i Kukësit, serbi Mladen Milinkovic, ka dhënë dorëheqje sot, pasi që ekipi u mposht nga Luftëtari dje në Zeqir Ymeri.
Humbja 1-2 nga Luftëtari ka qenë disfata e pestë për kampionët aktual të Shqipërisë, që i ka rrëzuar ata në pozitën e katërt të klasifikimit të Superiores, tash 12 pikë më pak se Skënderbeu lider, që e mbylli vjeshtën si kampion.
Kukësi tash është në kërkim të trajnerit të ri, që do të merr drejtimin e skuadrës prej vitit 2018 dhe në pranverën shqiptare.
Panorama Sport ka bërë të ditur se janë tre emra aktualisht që mund të marrin drejtimin e kukësianëve: Armando Cungu, Ivan Gvozdenovic dhe Miodrag Vukotic.