JUVENTUS-ROMA
Benatia vendos derbin
23 December, 2017 @22:44
Pas një tollovie në zonë, kur Giorgio Chiellini tentoi me kokë të shënojë nga korneri i ekzekutuar prej Miralem Pjanicit, Alisson (portier i Romës) mbrojti njëherë, por në tentimin e përsëritur nga Mehdi Benatia, Juventus shënoi për 1-0, që mjaftoi për të triumfuar në derbi.
Roma luftoi por goli nuk erdhi. Juventus ka shënuar fitoren e katërt në 5 ndeshjet e fundit në Serie A.
Kurse Roma ka pësuar për herë të parë pas 14 tetorit në Serie A, që i vjen si goditje pas eliminimit nga Kupa në ndeshjen e fundit ndaj Torinos.
Mbrojtësi maroken, Benatia ka shënuar golin e dytë të stinorit, ndërkaq Juventus është vetëm një pikë larg kryesuesit, Napoli.
Roma mbetet e katërta me 38 pikë.