MILAN-ATALANTA
Etrit Berisha triumfon në San Siro
23 December, 2017 @20:01
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë i pamposhtur nga San Siro sonte, ku ekipi i tij Atalanta ka mposhtur Milanin 0-2.
Bryan Cristante ka shënuar për avantazhin e Atalantës në pjesë të parë, ndërsa zëvendësuesi Josip Ilicic ka vulosur rezultatin në pjesë të dytë, 7 minuta pasi që ishte futur në lojë nga trajneri Gian Piero Gasperini.
Gennaro Gattuso vazhdon të mbetet me një fitore në Serie A prej se morri drejtimin e skuadrës, derisa ka zhvilluar katër duele në elitë.
Atalanta me këtë fitore kap vendin e shtatë aktualisht, derisa Milan bie në pozitën e 11.