LEICESTER - MAN UTD
Leicester me 10 lojtarë, ndal Unitedin
23 December, 2017 @22:52
Harry Maguire ka shokuar ekipin e Jose Mourinhos, Manchester United, sonte, derisa ka shënuar në minutën e katërt shtesë të ndeshjes për të barazuar rezultatin, Leicester 2-2 Manchester United.
Leicester City 20 minutat e fundit të ndeshjes i luajti me 10 lojtarë në fushë. Zëvendësuesi Daniel Amartey, që u fut në minutën e 57 të ndeshjes në lojë, nga trajneri Claude Puel, morri dy kartona të verdhë shpejt (69’ dhe 73’) për t’i lënë bashkëlojtarët me forca jo të barabarta në terren.
Mirëpo, Leicester e arriti barazimin edhe me 10 lojtarë, kur Maguire shënoi krejt në fund, pas rasteve të shumta të humbura nga United.
Jamie Vardy i dha epërsinë vendasve në King Power sonte, duke shënuar për 1-0. Mirëpo, Manchester United, që kishte Paul Pogban e kthyer në formacion dominoi gjatë tërë ndeshjes.
Ky ka qenë goli i 50 për Vardyn në Premier Ligë.
Juan Mata së pari nivelizoi rezultatin 1-1, kur shënoi pak para fundit të pjesës së parë, ndërsa në minutën e 15 të pjesës së dytë, qëlloi bukur nga gjuajtja e lirë për 1-2.
United nuk ka barazuar në Premier Ligë që prej 14 tetorit, ndërsa prishi serinë prej dy fitoreve me radhë e tre ditë më vonë pret Burnleyn në Old Trafford.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Leicester City i shkon Watfordit.
Dallimi prej liderit, Manchester City, te ndjekësi i parë, Manchester United, tash është 13 pikë!