KAPITENI I BESËS

Kapiteni me kërkim falje dhe falenderim
24 May, 2021 @12:18
Skuadra pejane, Besa, që nuk arriti të mbijetojë në Superligë, ka përfunduar e fundit në renditje tabelare dhe u shkëput heret nga lufta për mbijetesë.
Mirëpo, ekipi pejan tregoi luftë përgjatë secilës betejë në kampionat, përkundër që gjasat për mbijetesë ishin shuar dhe i shkaktoi telashe thuajse të gjitha skuadrave, në veçanti Dritës, që i kushtoi ndoshta me titull dhe Trepçës’89 që i kushtoi me PlayOut.
Sidoqoftë, për të gjitha këto kapiteni i ekipit Donart Sheqerolli ka postuar pak më parë “Arsyetime nuk ka. Kërkim falje po!” në llogarinë e tij personale në Facebook.
“Kërkim falje për dashamirët e futbollit pejan, tifozët e KF Besës, kryetarit Ylli Kullashi. Falenderime të mëdha për besimin që stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarët kishin ndaj meje si kapiten i këtij klubi të madh,” ka shkruar kapiteni Sheqerolli.
Besa kreu stinorin në vend të fundit të renditjes, pozita e dhjetë, me vetëm 15 pikë. Në stinorin e ardhshëm pejanët do të jenë pjesë e Ligës së Parë të Kosovës.