GOLI I RADHËS
Kapllani me mesazh për De Biasin
20 March, 2015 @21:07
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, i ka çuar sonte mesazhin e fundit trajnerit të kombëtares, Gianni De Biasi.
Sulmuesi i FSV Frankfurtit ka shpëtuar ekipin e tij në fund, për të barazuar ndaj Sandhausenit 1-1 me golin e shënuar në minutën e 80-të nga penalltia.
Kapllani bashkë me Odise Roshin kanë nisur ndeshjen nga minuta e parë për Frankfurtin që militon në Bundesliga 2. Roshi është zëvendësuar nga trajneri i ekipit në minutën e 68-të të ndeshjes, derisa Kapllani më pas shënoi golin e tetë të tij të stinorit për Frankfurtin.
Përndryshe Edmond Kapllani 32 vjeç, nuk fiton rastin shpesh nga De Biasi, derisa është golashënues më i mirë i ekipit të Frankfurtit.