LEGJIONARËT
Zvicra fton 6 shqiptarë për ndeshjet e radhës
20 March, 2015 @15:36
Gjashtëshja shqiptare e Zvicrës, Valon Behrami, Granit Xhaka, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemajli dhe Xherdan Shaqiri, si zakonisht kanë marrë ftesat nga përzgjedhësi i përfaqësueses zvicerane.
Vladimir Petkovic ka ftuar të 6 futbollistët shqiptarë për ndeshjet e radhës që Zvicra i luan ndaj Estonisë në Luzern më 27 mars dhe SHBA-ve në Zurich në ditën e fundit të këtij muaji, 31 mars.
Shaqiri përndryshe është futbollisti me më së shumti gola të shënuara nga të gjithë të ftuarit e fundit të Zvicrës për këto ndeshje me 15 gola të shënuara deri më tani për Zvicrën.
Pas tij nga shqiptarët renditen: Xhaka me 5, Xhemajli 3, Mehmedi 2, Behrami 2 dhe Kasami me 1 gol të shënuar.