Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Kasapi, kthen Besën te fitorja

Kasapi, kthen Besën te fitorja


17 May, 2015 @16:57

Besa ka shënuar fitore ndaj Hajvalisë sot 2-1 në Shahin Haxhiislami të Pejës me anë të golave të Fetim Kasapit. 

Kasapi së pari realizoi një gol në fillim të ndeshjes, pasi që Kastriot Rexha kishte qëlluar shtyllën, derisa Kasapi e futi në rrjetë për avancim. 

Me nismë të pjesës së dytë, Hajvalia barazoi përmes Enis Zabërxhës, që shënoi gol të bukur dhe morri iniciativën në ndeshje. 

Mirëpo, një lojë me dorë në zonë nga Mërgim Pefqeli bëri që Besa të fitojë penallti, të cilën e realizoi Kasapi, nga tentimi i dytë, pasi që të parin edhe pse e realizoi, referi e kishte anuluar, për shkak se lojtarët ishin futur në zonë të rreptësisë ende pa e shutuar ai. 

Hajvalia dominoi në pjesën më të madhe të takimit, por përkundër se ata i bënë të gjitha, u mungoi realizimi në fund për të arritur më shumë. 

Në fund, Besa me trepikëshin e fituar i afrohet Prishtinës në një pikë, derisa Hajvalia mbetet në vend të katërt. Kjo ka qenë fitorja e parë e Besës, pas dy xhirove pa fitore. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga