ROONEY

Kërkon të mbetet
27 October, 2013 @10:04
Futbollisti për të cilin spekulohej shumë për ndonjë largim të mundshëm nga Manchester Unitedi, Wayne Rooney, synon që të mbetet edhe për një kohë të gjatë në Old Trafford.
Sipas të përditshmes Daily Mirror, Rooney është shumë i kënaqur me trajnerin e ri, David Moyes, nga i cili po ka minutazh dhe besim të madh.
Futbollisti 28 vjeçar ka kontratë me djajtë e kuq deri në muajin maj të vitit 2015, nga e cila përfiton 250 mijë funta në javë.
Për sulmuesin në fjalë dihet se interesim kanë shprehur edhe skuadra e Chelseat dhe të PSG-së.