EL CLASICO

REUTERS
Neymar dhe Alexis vulosin El Clasicon
26 October, 2013 @19:33
Sulmuesi brazilian Neymar që i kushtoi katalonasve afro 60 milionë euro ka debutuar me gol në El Clasicon e parë të tij të La Ligas. Neymar ka pranuar një top nga Andres Iniesta dhe ka shënuar golin e parë në ndeshje, ku pjesën e parë e dominoi Barcelona.
Real Madrid ishte më kërkues në pjesën e dytë, pasi që Carlo Ancelotti ndërroi Gareth Bale-in që nuk arriti të tregohej sonte. Karim Benzema dridhi shtyllën katalonase, ndërsa Cristiano Ronaldo pa shutat e tij të mbrojtur nga Victor Valdes si dhe kërkoi një penallti nga gjyqtari kur u rrëzua në zonë. E një parabolë mjeshtërore e Alexis Sanchezit i dha fund dilemave të fituesit në ndeshje.
Në fund ishte zëvendësuesi Jese Rodriguez që shënoi në portën katalonase krejt në fund, për golin e nderit të Real Madridit në El Clasico.
Kjo është humbja e dytë e Realit në stinor, pas asaj nga Atletico Madrid, derisa Barcelona vazhdon rrugëtimin në La Liga pa humbje.