SHKDORANI

Mustafi sjell fitore për Sampdorian
26 October, 2013 @21:53
Qendërmbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi, me golin e shënuar në minutën e 57-të të ndeshjes ka zgjedhur dilemën e fituesit në ndeshjen Sampdoria-Atalanta sot të zhvilluar në Luigi Ferraris të Xhenovës.
Mustafi, që ka pasaportë gjermane, është gjetur më së miri pas një rasti të xhenovezëve për të regjistruar golin e vetëm në ndeshje - që i ka sjellë tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.
Goli i Sampdorias erdhi në një situatë kaotike. Korneri i goditur nga bashkëlojatari i tij, e gjeti kokën e Shkodranit që me një goditje parabolë kaloi mesfushorin Luca Cigarini që hoqi topin me dorë nga porta e Atalantas, pasi që topi kishte kaluar vijën fatale.
Së pari referi i dha karton të kuq Cigarinit dhe dha penallti, por pas diskutimit me ndihmësit e tij ia regjistroi golin Mustafit dhe Cigarinit ia tërhoqi kartonin e kuq.
Sampodria me golin e Mustafit ka shënuar fitoren e dytë në kampionatin italian Serie A, duke kaluar në vendin e 14-të të tabelës pas 9 ndeshjeve të zhvilluara.
Tabela aktuale dhe ndeshjet tjera.