ALBERT BUNJAKI
Kësaj radhe ndryshe
7 November, 2016 @13:26
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencën e posapërfunduar për shtyp ka bërë të ditur se Kosova do të luaj ndryshe nga deri tani ndaj Turqisë.
Për më tepër, ai ka thënë se shpreson edhe në rezultat pozitiv në këtë duel.
“Pas ndeshjes me Kroacinë dhe me Ukrainën, kemi mësuar shumë dhe jemi pjekur. Mendoj se çdo gjë është e mundshme dhe mund t’i shkaktojmë probleme Turqisë,” ka thënë Bunjaki sot.
“Natyrisht që do të ketë ndërrime në formacion, por këtë do ta shohim në ditën e ndeshjes,” ka shtuar Bunjaki.
Turqia pret Kosovën në Antalya më 12 nëntor 2016.