VJOSA REAGON, DO TË ANKOHET NË SHKALLËN E DYTË!

KF Vjosa do të kundërshtojë Vendmin e KG-së
26 April, 2023 @11:28
Skuadra e Vjosës, që fitoi ndeshjen në fushë dhe e humbi atë në tavolinë për shkak të një gabimi administrativ, ka bërë të ditur se do të ankohet në KG të FFK-së, kurse neni 51 do t’i mbrojë ata në këtë rast.
Vjosa ka bërë të ditur se do të ankohet në shkallën e dytë dhe do të kundërshtojë fuqishëm ligjërisht ankesën.
Mëposhtë, lexoni reagimin e plotë të KF Vjosa lidhur me vendimin e KG-së:
Reagim!
Të nderuar qytetar të Shtimes dhe dashamir të K.F. Vjosa
Marrim si shkas të reagojmë në lidhje me ndeshjen e fundit në mes KF Vjosës dhe KF Fushë Kosovës të zhvilluar më datë 23.04.2023. KF Vjosa dëshiron të sqarojë opinionin publik në lidhje me ankesën e paraqitur nga KF Fushë Kosova.
Bazuar në rregulloren e garave 2022/2023, neni 51 definon me saktësi çështjen e inkuadrimin e lojtarëve në ndeshjet zyrtare. Kjo arsye ka qenë referenca e klubit tonë për inkuadrimin e lojtarëve në ndeshjen në fjalë, duke specifikuar një kohë prej 24 orësh në mes të ndeshjeve. Megjithate ky nen nuk argumenton format e tjera të paraqitjes së lojtarëve në lojë.
Të nderuar sportdashës të Komunës së Shtimes, ne duam të sqarojmë se vendimi i marrë nga komisioni i garave në lidhje me ndeshjen e datës 23.04.2023 në mes KF Vjosës dhe KF Fushë Kosovës nuk ka të bëjë me inkuadrimin e lojtarëve në minutat e fundit, por ka të bëjë me prezentimin e lojtarave sipas protokolit të ndeshjes, që nënkupton fillimin e ndeshjes prej orës 15h, sipas fillimit të ndeshjes zyrtare. Dhe ne baze te kesaj neni 51 nuk shkel rregulloren e garave dhe në këtë pikë ne e konsiderojmë se klubi ynë është dëmtuar nga komisioni i garave.
Andaj, sipas praktikave të së kaluarës ku lojtarët e juniorëve që kanë luajtur në disa ndeshje nuk kemi hasur në ndonjë ankes të kësaj forme.
Duke ju referuar të dhenave më lartë, klubi jonë do të procedoj ankesë në shkallen e dytë dhe do ta kundershtoj fuqishëm ligjërisht ankesën.
Me respekt,
KF VJOSA.