BASIT ABDUL KHALID
Khalid: U çlirova pas gabimit të madh në Ferizaj
3 March, 2017 @19:05
Sulmuesi afrikan i Prishtinës, Basit Abdul Khalid, është shprehur të jetë shumë i lumtur pas fitores së Prishtinës sot, ndërsa edhe më shumë pas golave të tij të shënuar. Krejt kjo për shkak të dështimit të madh në xhiron që shkoi.
“Po ndjehem shumë mirë, sidomos pas ndeshjes në Ferizaj, sepse isha treguar shumë sulmues i dobët duke mos shënuar nga dy metra, por kjo ndodh në futboll. Besoni, e kisha moralin për toke. Por, me ndihmën e bashkëlojtarëve, me motivin e madh të dhënë në stërvitje gjatë javës dhe me punën e madhe gjatë tërë javës jam përqendruar maksimalisht dhe sot u pa rezultati. Është fitore e madhe, kemi luajtur mirë dhe tani po ndjehem shumë i çliruar dhe shumë i gëzuar,” ka thënë Khalid për faqen zyrtare të bardhekaltërve pas ndeshjes.
Khalid ka qenë hero i Kupës së Kosovës, duke ia sjellë Prishtinës trofeun vitin e kaluar. Këtë stinor ai deri sot kishte vetëm një gol të shënuar për ekipin. Sot shtoi edhe 2 të tjera në llogari.