KIKA - BALLKANI

Kika vs. Ballkani, 11-shet startuese
10 February, 2019 @12:41
Janë publikuar formacionet startuese të Kikës dhe Ballkanit, të cilat sot mes vete ndeshen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës. Për shkak të terrenit jo të përshtatshëm për lojë në Hogosht, ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.
KIKA: Ahmetaj, Bytyqi, Dubova, Gashi, Biçkaj, Leka, Kastrati, At.Latifaj, Jashari, Augent Latifaj, Ferati.
BALLKANI: Ruxhi, Krasniqi, Potoku, Jashari, Berisha, Muçaj, Ajzeraj, Kuqi, Baftiu, Topalli, Sahiti.