TURQIA ME TRAJNER TË RI
Rivali i parë i Shqipërisë, ndërron trajnerin
9 February, 2019 @17:10
Rivali i parë i Shqipërisë në kualifikime për EURO 2020, Turqia, ka emëruar trajnerin e ri të saj.
Largimi i Mircea Lucescut nga detyra, ka parë rikthimin e Shenoll Gyneshit (Senol Gunes) në këtë post, i cili do të drejtojë Turqinë përsëri, pas 15 vitesh.
ORARI I PLOTË I NDESHJEVE dhe GRUPET PËR EURO2020
Gunes kishte dërguar Turqinë në gjysmëfinale të Botërorit në vitin 2002, kur Turqia përfundoi e treta në botë, pas Brazilit dhe Gjermanisë.
Ndeshja Shqipëria-Turqia zhvillohet më 22 mars dhe është e para e grupit për të dyja skuadrat.