TRAGJEDIA
Nga rrënojat nxirret trupi i Salas
7 February, 2019 @23:47
Gazeta prestigjioze franceze l’Equipe para pak çastesh ka bërë të ditur se trupi i gjetur në rrënojat e aeroplanit në kanalin anglez është i futbollistit argjentinas, Emiliano Sala.
Ish sulmuesi i Nantes, që udhëtonte për në stërvitjen e parë drejt Cardiff Cityt me aeroplan privat ishte humbur nga radari në mbrëmjen e 21 janarit.
Autoritetet britanike kanë identifikuar trupin, dhe ai është i Emiliano Sala (28 vjeç). Në ndërkohë autoritetet kanë bërë të ditur se shpejt do të kontaktojnë me familjen për t’ia organizuar varimin futbollistit.