KAYSERISPOR - FENERBAHÇE
Kravets kthen Fenerin te humbjet
8 February, 2019 @21:25
Skuadra e Fenerbahçes i është kthyer humbjeve pas dy fitoreve radhazi të shënuara në Superligën turke.
Kayserispor ka qenë i pakalueshëm për Fenerbahçen që pjesën e dytë e luajti me 10 lojtarë, pasi që Roberto Soldado u skuq në fund të pjesës së parë.
Reprezentuesi ukrainas Artem Kravets ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Kayserisporin, që ka ikur nga zona e rrezikshme, pasi që qëlloi portën e mysafirëve 3 minuta para fundit të takimit.
Pas kësaj ndeshjeje Kayserispor ka 25 pikë, ndërsa Fenerbahçe 23 pikë nga 21 ndeshje të zhvilluara në Superligë.